Me shpresë që MKRS dhe KOK do punojnë më me ngulm me Ministrinë e shëndetësisë dhe IKSHP për fillimin e stërvitjeve nëpër klube më së largu më 18 Maj, Federata e xhudos së Kosovës propozon një model për rifillim të stërvitjeve për sportin e xhudos si vijon :

Faza e parë 18 Maj – 01 Qershor
– Stërvitje në ajër të pastër
– Të respektohet distanca 2 m
– Stërvitje në grupe deri 10 persona + 1 trener
– Grupi të jetë me njerëz të njejtë çdo stërvitje
– Përshëndetjet me përkulje (si në foto)
– Përmbajtja e stërvitjes (Fizike,fleksibilitet, koordinim duar e këmbë për xhudo)

Faza e dytë 01 Qershor deri në vendim tjetër
– Stërvitje në sallë
– Stërvitje në grupe deri 10 persona + 1 trener
(Mundësisht grupet e njejta nga faza e parë)
– Stërvitjet e xhudos me vetëm një partner
– Pa ndrrim të partnerit gjatë stërvitjes
– Partnerët ku ka mundësi të bëhen nga garues që jetojnë bashkë
(Vëlla më vëlla, motër me motër etj)
– Rekomandohen stërvitje teknike
– Rekomandohen stërvitje për breza