Sot në Grand Prix Tel Aviv Nora Gjakova (-57kg) ka fituar 3 ndeshje dhe ka humbur 1.

Gjakova në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Hong Kongu, Sum Po Leung.

Në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon rusen Anastasiia Konkina.

Nora në çerekfinale humbi me Wazaari dhe Ippon nga francezja Helene Receveaux.

Gjakova në repasazh mposhti me Ippon garuesen nga Azerbajxhani Larisa Alexandra Florian.

Për medalje të bronztë ajo do të takohet kundër portugezes Telma Monteiro.

Ndeshjet finale mund ti ndiqni nga ora 16:00 në linkun:

https://live.ijf.org/gp_isr2020/live_video

Rezultatet në linkun:

http://www.ippon.org/gp_isr2020.php

Erza Muminoviq (-52kg) në ndeshjen e parë humbi me Ippon kundër brazilianes Sarah Menezes, dhe nuk vazhdoi tutje.

Flaka Loxha (-57kg) në ndeshjen e parë humbi me diskualifikim kundër garueses nga Kazakistani Sevara Nishanbayeva dhe nuk iu dha mundësia të vazhdonte garën.