Nora Gjakova (-57kg) është renditur e 7-ta në Kampionatin Botëror të xhudos në Tokio të Japonisë.

Në ndeshjen e parë ajo mposhti me Ippon garuesen nga Zelanda e re Justine Bishop, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari kinezen nga Taipei Ling Chen Lien.

Gjakova në çerekfinale humbi me Ippon edhe pse ishte duke udhëhequr me Wazaari nga bullgarja Ivelina Ilieva.

Pas kësaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh ku prapë humbi nga francezja Leonie Sarah Cysique.

Akil Gjakova (-73kg) në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesin nga Gjermania Igor Wandtke, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga garuesi i Kazakistanit Behruzi Khojazoda.