Nora Gjakova (-57kg) sot ka shkëlqyer në Grand Prix Tbilisi, ajo fitoi 4 ndeshje.

Nora në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen turke Seyma Ozerler.

Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Wazaari gjeorgjianen Eteri Liparteliani.

Ajo në gjysmëfinale mposhti me Wazaari holandezen Sanne Verhagen.

Nora në finale u ndesh me Kampionen aktuale Olimpike Rafaela Silva, të cilën e mposhti me 3 denime për Ippon në vazhdime.