Nora Gjakova (-57kg) sot është stolisur me medalje të bronztë në Grand Prix Tel Aviv, ajo ka fituar 4 ndeshje dhe ka humbur 1.

Gjakova në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen nga Hong Kongu, Sum Po Leung.

Në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon rusen Anastasiia Konkina.

Nora në çerekfinale humbi me Wazaari dhe Ippon nga francezja Helene Receveaux.

Gjakova në repasazh mposhti me Ippon garuesen nga Azerbajxhani Larisa Alexandra Florian.

Për medalje të bronztë ajo mposhti me Wazaari portugezen Telma Monteiro.

Nesër ndeshet Laura Fazliu (-63kg) me fituesen e ndeshjes ndërmjet ruses Ekaterina Valkova dhe meksikanes Prisca Awiti Alcaraz.

Ndeshjet nesër mund ti ndiqni nga ora 08:30 në linkun:

https://live.ijf.org/gp_isr2020/live_video

Rezultatet në linkun:

http://www.ippon.org/gp_isr2020.php