Ekipi Olimpik po udhëheqet nga trajneri Driton Kuka, atje po marrin pjesë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova.

Ata po zhvillojnë përgatitjet përfundimtare për garën e fundit për këtë vit World Judo Masters, që do të mbahet me 12-14 në Qingdao të Kinës.

Pas Kampionatit Botëror në këtë garë fitohen më së shumti pikë olimpike drejt Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

Të drejtë pjesëmarrje kanë vetëm 32 xhudistet më të mirë në secilen kategori të radhitur sipas ranglistes botërore të Federatës së xhudos botërore.

Përgatitjet po zhvillohen në Celje të Sllovenisë së bashku me ekipin slloven dhe garues nga Italia e Izraeli.

Së bashku me ekipin olimpik të Kosovës, pjesëmarres janë edhe ekipi i Juniorëve U21.

Poashtu ekipit i është bashkangjitur edhe japonezi Nakamura që tashmë javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin Olimpik 2020-2024.