Ekipi olimpik i Kosovës i udhëhequr nga trajneri Driton Kuka ka filluar përgatitjet drejt LO Tokyo 2020, ata po zhvillojnë përgatitjet 2 javore në Roglla të Sllovenisë, vend ky ku lartësia mbidetare arrin deri në 1,500 metra.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Distria Krasniqi e Akil Gjakova janë 5 xhudistët e ekipit olimpik që po marrin pjesë atje,  ata po zhvillojnë përgatitjet për garat e nivelit Botëror të cilat i presin në vijim.

Kjo përgatitje iu ndihmon në ngritjen e përformancës të gjithë garuesve, duke marrë parasysh ajrin e pastërt dhe terenin atje.

Bashkë me ekipin Kosovar atje po merr pjesë edhe ekipi Slloven, pjesë e të cilit janë Kampionja Olimpike Tina Trstenjak, medalistja e bronztë Olimpike Ana Velensek, Kampionja Evropiane Klara Apotekar.

Garuesit e tjerë Flaka Loxha, Shpati Zekaj, Laura Fazliu po përgatiten për Kampionatin Botëror U21 që do të mbahët me 16-19 tetor në Marrakesh të Marokos.

Erza Muminoviq, Fationa Kasapi, Rios Kuka, Anes Veseli e Kukë Kuka po përgatiten atje poashtu për garat e ardhshme.

Stërvitjet po zhvillohen intenzivisht e duhet të cekët se atje janë të gjitha kushtet e nevojshme për stërvitje cilësore.