Shpati Zekaj (-100kg) sot ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane U21, me 3 fitore e 1 humbje.

Zekaj në ndeshjen e parë e mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesin nga Qipro, Georgios Kroussaniotakis.

Në çerekfinale e mposhti me Wazaari dhe Ippon, turkun Mehmet Talay.

Në gjysmëfinale humbi me Wazaari nga turku tjetër Omer Aydin.

Për vendin e tretë e mposhti me Ippon turkun Fatih Acet.

Arbër Kullashi (-81kg) eshte radhitur i 7-ti pas 6 ndeshjeve,4 fitore e 2 humbje.

Në ndeshjen e parë ai mposhti me Ippon grekun Fotios Zygouris.

Në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon turkun Ahmet Cuhadar.

Ai në ndeshjen e tretë humbi me Ippon edhe pse ishte duke udhehequr me Wazaari, nga Çeku Pavel Svec.

Kullashi u kualifikua të ndeshej në repasazh në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari garuesin nga Izraeli Ron Wagner.

Më pas ai mposhti me Ippon grekun Theodoros Demourtsidis.

Kullashi humbi ndeshjen me Ippon kundër garuesit nga izraeli Guy Gurevitch, ndeshje që e çonte të ndeshej për medalje të bronztë.

Ekipi i Kosoves kete gare e perfundoj me dy medalje te arta,nje te bronzte,nje vend te 5-te dhe nje te 7-te.

Me kete rezultat Kosova eshte radhitur e 3-ta ne radhitjen perfundimtare te shteteve.