Shpati Zekaj (-100kg) u stolis me medalje të bronztë në Kupën Evropiane U21 (Juniorë), pas plot 6 ndeshjeve, 5 fitore e 1 humbje.

Shpati në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe me 3 denime për Ippon gjeorgjianin Giorgi Chikovani.

Në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari garuesin rus Savelii Parkhomin.

Zekaj humbi në çerekfinale me Wazaari dhe Ippon nga garuesi i Latvisë, Emils Gerkens.

Pas asaj humbje Shpati u kualifikua në repesazh, ai në ndeshjen e parë të repesazhit mposhti me 3 denime për Ippon, ukrainasin Ihor Kokhan.

Në ndeshjen e dytë Zekaj mposhti me Ippon garuesin zvicran Daniel Eich.

Shpati për medalje të bronztë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesin nga Gjeorgjia, Omar Sauri.

Attachment.png

Flaka Loxha (-57kg) fitoi ndeshjen e parë me Ippon kundër gjermanes Lisa Hiller.

Në ndeshjen e dytë humbi me diskualifikim për Ippon nga garuesja braziliane Vitoria Andrade dhe me kaq përfundoi garën.

Arbër Kullashi (-81kg) në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin argjentinas Tobias Diessl.

Në ndeshjen e dytë humbi me Wazaari dhe diskualifikim për Ippon nga garuesi spanjoll Daniel Trinidad Nieto.

Erza Muminoviq (-48kg) humbi në ndeshjen e parë me Ippon nga hungarezja Fatime Beringer.

Selim Berisha (-73kg) humbi në ndeshjen e parë me Ippon nga slloveni Aljaz Plantak, edhe pse të dytë kishin nga një Wazaari.

Fisnik Hyseni (-73kg) humbi në ndeshjen e parë me Ippon kundër garuesit austriak Daniel Herzog.

Laura Fazliu (-63kg) humbi në ndeshjen e parë me 3 denime për Ippon nga kroatja Iva Oberan.

Pas kësaj ajo u kualifikua të ndeshej në repesazh, prapë humbi me Ippon në ndeshjen e parë edhe pse ishte duke udhëhequr me Wazaari kundër garueses holandeze Romee Den Hartog.