Federata e xhudos së Kosovës dhe Ministria për Kulturë, Rini e Sport sot e kanë nënshkruar Memorandumin e mbështetjes së projektit të Qendrës Nacionale të xhudos në Pejë.

Memorandumi u nënshkrua në mes të Ministres Vlora Dumoshi dhe Kryetarit të Federatës së xhudos Agron Kuka.

Projekti do të jetë bashkëpunim ku do të participojnë Ministria për Kulturë, Rini e Sport si dhe Federata e xhudos së Kosovës si projekt i përbashkët.

Xhudoja kosovare tash e sa vite e ka merituar që ta ketë një Qendër Nacionale të tillë, ku kushtet për stërvitje do të jenë shumë më të mira se sa janë tash.

Me ndërtimin e këtij objekti sportistët do të jenë edhe më të inkurajuar për suksese e rezultate të mëtejme ashtu që t’i sjellin medalje të reja Kosovës në xhudo, por edhe që do të fokusohen në nxjerrjen e talenteve të ri në xhudo.