Sot u mbajt edicioni i 21-të i shpalljes së sportistit të vitit nga grupi “Koha”.

Grupi “Koha” shpalli më të mirët e vitit 2019, si çdo vit Federata e xhudos u shpërblye me disa çmime.

Loriana Kuka u shpall sportistja e vitit e cila pati vit të mrekullueshëm duke vazhduar t’i sjellë Kosovës medalje në këtë sport, ku vlen të cekën medalja e bronztë në Kampionatin Botëror në Tokyo dhe në Lojërat Evropiane në Minsk.

Sportistja më e mirë e re e vitit u shpall xhudistja Laura Fazliu, e cila këtë vit u stolis me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror U21 në Marrakesh dhe në Kampionatin Evropian U21 në Vanta.

Driton Kuka u shpërblye me çmimin e veçantë për kontribues të madh të sportit, si më meritori i të gjitha sukseseve të ekipit të xhudos kosovare.