Sot u nënshkrua Memorandumi për përkrahje në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së xhudos së Kosovës.

Ministrja Vlora Dumoshi nënshkroi Memorandumin në emër të MKRS-së dhe Kryetari Agron Kuka në emër të Federatës.

Duhet të cekim që Federata e xhudos së Kosovës ka pasur gjithmonë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo përkrahje bazohet në Kategorizimin e Federatave dhe Federata jonë edhe këtë vit është numër një në shtetin e Kosovës.

Situata e pandemisë e ka ndalur aktivitetin e garave por tash me rëndësi është që të ruajmë shëndetin në radhë të parë.

Urojmë dhe besojmë që kjo gjendje që ka kapluar botën të kaloj sa më shpejt, të ketë sa më pak të prekur nga virusi dhe t’i kthehemi garave e përgatitjeve që na presin në vijim.