Picture

Majlinda Kelmendi fitoj medaljen e pare te arte olimpike,historike per shtetin e Kosoves.

Per Majlinden dita e ndeshjes ne Lojerat Olimpike Rio 2016 filloj ashtu sikurse ne cdo gare tjeter,per kete dite ajo ishte pergaditur qe prej kater vitesh.

Ajo e filloj garen duke e mposhtur bindshem zvicranen Tschop, te cilen e hudhi Ippon me Uchimat per 24 sekonda.
Ne cerekfinale u takua me garuesen nga Mauritiusi Legentil,me te cilen e zhvilloj nje ndeshje taktike gjate se ciles ajo u denua tre here me shido.

Majlinda vazhdoj me te njejtin fokus edhe ne gjysemfinale,ajo ishte e gatshme te perballej per here te pare me japonezen Misato Nakamura,kampione e trefishte boterore.
Ne kete ndeshje gjithqka ishte e barabarte,mjaftonte nje gabim i vogel per te mos u kualifikuar ne finale.
Majlinda gjate ndeshjes ishte me e ashper dhe me aktive,kjo e detyroj japonezen Nakamura te gabonte dhe qe per nje moment te sulmonte ne menyre te rrejshme.
Referet e denuan me shido aksionin e rrejshem te japonezes dhe Majlinda me sukses e udhehoqi ndeshjen deri ne perfundimin e kohes se rregullt.
Kjo fitore per Majlinden ishte sikurse te fitonte medaljen e arte,ajo u motivua edhe me shume per ndeshjen finale ne te cilen u takua me italianen Giuffrida me te cilen kishte rezultat 3:1 ne favor te saj.

Edhe pse Majlinda ishte favorite,keto ishin Lojera Olimpike dhe gjithqka ishte e mundur.
Ajo per asnje sekonde nuk u ndje e relaksuar qe kishte arritur ne finale,qellimi i saj ishte medalja e arte dhe per kete u ndesh deri ne fund pa kompromis.
Ndeshja filloj me aksione te shpejta nga te dy garueset,Majlinda shume me e forte fizikisht se garuesja italiane kurse kjo e fundit e gatshme per te shfrytezuar gabimin me te vogel te Majlindes.
Por Majlinda nuk i dha asnje rast italianes qe ta rrezikonte,ne momentin qe italianja e sulmoj, Majlinda me sukses e kontroj aksionin e saj duke e kthyer ne favor dhe duke shenuar Yuko.

Ky poen mjaftoj qe Majlinda te shpallet kampione olimpike, te permbushe qellimin e saj dhe te hyje ne histori  te shtetit te Kosoves si sportistja e pare qe i solli medaljen e pare te arte nga Lojerat Olimpike.


Leave a Comment