Xhudistët e rinj, i sollën Kosovës 3 medalje në garën ndërkombëtare, Kuwait City Asian Open 2023 që u mbajtë në Kuwait dhe që është garë kualifikuese për Lojëra Olimpike Paris 2024.

Medaljen e argjendtë e solli Shpat Zekaj (-100kg) e cila është edhe medalja e parë sivjet për meshkuj në Kupat Botërore kualifikuese për xhudon!

Kurse, dy medalje të bronzta i sollën Fatjona Kasapi (-57Kg) dhe Debora Gjakova (-63Kg).

Leave a Comment