Anes Veseli (-81 kg) është stolisur me medalje të artë, ai fitoj 4 ndeshje, në xhiron e parë ishte i lirë, në xhiron e dytë mposhti garuesin nga Mali i zi Mihail Soc.

Veseli në çerekfinale mposhti rumunin, Sebastian Medre. Anesi në gjysëmfinale mposhti rumunin tjetër, Maxim Tugulea. Garuesi ynë në finale mposhti garuesin nikoqir, nga Bosnja dhe Hercegovina, Ivano Gjinkiç.

Muhamedin Veseli (-60 kg) është stolisur me medalje të argjendtë, ai fitoj 2 ndeshje dhe humbi 1. Muhamedini në xhiron e parë ishte i lirë, në çerekfinale mposhti rumunin, Alexandru Preda. Veseli në gjysëmfinale mposhti garuesin nga Mali i zi, Edvin Civovic. Në finale ai humbi nga bullgari, Ivan Simonov.

Dëbora Gjakova (-63 kg) është stolisur me medalje të bronztë, ajo fitoj 4 ndeshje dhe humbi 1. Gjakova në xhiron e parë mposhti turken, Betul Gomart, në çerekfinale humbi nga malazezja, Andrijana Sutoviç. Pas asaj ndeshje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh, në ndeshjen e parë mposhti boshnjaken Xhejla Kozhljak. Në ndeshjen e dytë Gjakova mposhti rumunen, Eszter Agoston. Për të bronztën Dëbora mposhti bullgaren, Ana Stojeva.

Loris Sharapolli (-73 kg) fitoj ndeshjen e parë kundër malazezit Petar Pajovic, ai u lëndua gjatë asaj ndeshje dhe nuk vazhdoj tutje garën.

Dion Sharapolli (-66 kg) ka humbur në ndeshjen e parë kundër malazezit, Refik Beçiragiç dhe nuk vazhdoj tutje.

Sara Osmani (-48 kg) ka humbur në ndeshjen e parë nga bullgarja, Mihaela Kirilova dhe nuk ka vazhduar tutje.

Rrezarta Alimi (-70 kg) ka humbur në ndeshjen e parë kundër malazezes, Aisa Nurkovic dhe nuk vazhdoj tutje.

Leave a Comment