Me 2 dhe 3 shtator 2023, në sallën e sporteve, ‘Karagaç” në Pejë, do të mbahet Kampionati Ballkanik i Xhudos – Seniors & Mix Teams, gara individuale dhe gara ekipore.

Në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik, 2 shtator 2023, do të mbahen garat individuale.
Luftat preliminare fillojnë në ora 10:00.
Blloku final fillon në ora 16:30.

Në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik, 3 shtator 2023, do të mbahen garat ekipore.
Luftat preliminare fillojnë në ora 10:00.
Blloku final fillon menjëherë pas luftave preliminare.

Nikoqire e Kampionatit Ballkanik 2023 është Kosova, ku do të marrin pjesë mbi 10 shtete si Shqipëria, Bosnia & Hercegovina, Bullgaria, Qipro, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.

Leave a Comment