Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së në xhudo.

Në këtë ceremoni patëm nderin ta kemi prezent Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrin e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministrin e Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, Ministrin e Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zv. Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe zv. Ministrin e Arsimit, Taulant Kelmendi.

Nën moderimin e Menaxheres së Programit, “Kosova, shtet i xhudos”, Diellza Bezera Dana, ceremonia u hap nga Kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka për të vazhduar me ndarjen e certifikimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në xhudo nga Kryemjeshtri, Driton Kuka.

Faleminderit xhudistëve, partnerëve dhe mediave qe ishin prezente.

Ky program është një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të FSK-së përmes njohurive dhe shkathtësive të fituara nga sporti i xhudos.

Leave a Comment