Dardan Cena sot është stolisur me medalje të bronztë në Lojërat Frankofone që po mbahen në Kinshasa, Republikën Demokratike të Kongos.

Ai në ndeshjen e parë mposhti me Ippon, garuesin nga Seyçelles, Keith Larue.

Pas asaj ndeshje ai humbi me Ippon, nga garuesi i Kamerunit, Enzy Kom Teddy.

Cena pas asaj humbje u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku në ndeshjen e parë mposhti me Ippon, garuesin nga Republika e Afrikës Qendrore.

Në ndeshjen e dytë Cena mposhti me Ippon edhe kanadezin Justin Lemire.

Garuesi ynë në ndeshjen e tretë u ndesh prapë me garuesin nga Kameroni, Enzy Kom Teddy të cilin e mposhti me Wazaari.

Për medalje të bronztë ai mposhti me Ippon, garuesin nga Senegali, Serigne Gaye.

Dardani është garuesi i vetëm që është stolisur me medalje në Lojërat Frankofone nga ekipi i Kosovës deri më tani.

Leave a Comment