Në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, demontrimin e radhës e kemi bërë në një ngjarje speciale bashkë me kampionen Majlinda Kelmendi!

Salla e sporteve “Minatori” në Mitrovicë, dje ishte e mbushur me energjinë e nxënësve që erdhën ta shohin nga afër kampionen botërore Majlinda Kelmendi. Bashkë me klubin e xhudos në Mitrovicë, “Trepça”, Majlinda ka prezantuar vlerat e xhudos duke përcjellur emocione dhe frymëzim tek të gjithë të rinjt prezent.

Patëm nderin ta kemi prezent edhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, zëvendësministren në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Daulina Osmani, nënkryetarin e Komunës së Mitrovices, z. Arian Tahiri dhe trajnerin Driton Kuka.

Mes energjisë pozitive dhe dashurisë për sportin e xhudos, edhe njëherë dëshmuam se Kosova, është në të vërtetë shtet i xhudos!

Ju faleminderit të gjithve që ishin me ne dhe që e bënë këtë ditë edhe më të veçantë!

Leave a Comment