Distria Krasniqi (-52kg) e artë në Grand Slam Paris .

Krasniqi sot ishte në formë të shkëlqyeshme, ajo fitoj 4 ndeshje.

Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon spanjollen, Marina Castello Diaz.

Krasniqi në çerekfinale mposhti me 3 dënime për Ippon mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren.

Garuesja jonë në gjysëmfinale mposhti me Wazaari dhe Ippon francezen, nënkampionen olimpike, Amandine Buchard.

Distria për të artën mposhti me Wazaari hungarezen Reka Pupp.

Atje garuan Flaka Loxha, Laura Fazliu e Loriana Kuka.

Flaka Loxha (-57 kg) në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari në vazhdime amerikanen, Mariah Holguin.

Loxha në xhiron e tretë humbi me Waazari nga francezja, Priscilla Gneto dhe nuk vazhdoj tutje.

Laura Fazliu (-63kg) në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Ippon garuesen nga Kazakistani, Samalay Yergaliyeva.

Laura në xhiron e tretë edhe pse ishte duke udhëhequr me Waazari ajo mori dënimin e tretë e u diskualifikua dhe përfundoj garën.

Loriana Kuka (-78 kg) në xhiron e parë mposhti me Ippon garuesen nga Lituania Migle Dudenaite.

Në xhiron e dytë ajo humbi me Waazari nga francezja, Chloe Buttigieg dhe nuk vazhdoj tutje garën.

 

 

Leave a Comment