Garuesja jonë në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë ajo mposhti me Ippon në vazhdime gjermanen, Mascha Ballhaus.

Në raundin e tretë Kampionia Olimpike mposhti me tri dënime për Ippon belgen, Amber Ryheul.

Krasniqi në çerekfinale mposhti me Ippon edhe koreanen Seyun Jang.

Distria në gjysëmfinale u takua me japonezen, kampionen aktuale olimpike në këtë kategori, Uta Abe, nga e cila humbi me dy Wazaari për Ippon.

Pas asaj ndeshje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh, pas një ndeshje të gjatë prej 8 minutash në vazhdime humbi me Wazaari nga nënkampionia olimpike nga Rio 2016, italianja Odette Giuffrida.

Leave a Comment