Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg) janë stolisur me medalje të argjendta, për secilën nga 700 pikë Olimpike, në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë.

Distria Krasniqi në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Ippon garuesen nga Afrika jugore Charne Griesel, në çerekfinale mposhti prapë me Ippon gjermanen Amber Ryheul.

Distria mposhti me Ippon në sekondat e fundit në gjysëmfinale gjermanen Mascha Ballhaus.

Në finale Kampionia jonë Olimpike humbi me dy Wazaari kundër garueses nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.

Nora Gjakova në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Ippon garuesen nga Guinea Mariana Esteves, në raundin e tretë ajo mposhti me Wazaari mongolezen, Ichinkhorloo Munkhtsedev.

Gjakova mposhti me Wazaari në çerekfinale gjermanen Pauline Starke.

Në gjysëmfinale Kampionia Olimpike mposhti me tri dënime për Ippon në vazhdime, garuesen nga Kanada, Kampionën Botërore të vitit 2021 Jessica Klimkait.

Nora humbi me 3 dënime për Ippon kundër serbes, Marica Perisic.

Laura Fazliu në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë ajo mposhti me 3 dënime për Ippon kinezen Jing Tang.

Në raundin e tretë garuesja jonë mposhti me 2 Wazaari për Ippon francezen Gaetane Deberdt.

Laura në çerekfinale mposhti me Ippon në vazhdime britanezen Gemma Howell.

Fazliu në gjysëmfinale mposhti me Ippon australianem Katharina Haecker.

Në finale ajo humbi me 3 dënime për Ippon kundër britanezes tjetër Lucy Renshall.

 

Leave a Comment