Ekipi Olimpik së bashku me sparing partnerët e tyre po përgatiten në Roglla të Sllovenisë për garat e ardhshme, me theks të veçantë, Kampionatin Evropian që do të mbahet në nëntor në Montpellier të Francës.

Përgatitjet do të zgjasin dy javë dhe më pas ekipi olimpik do të merr pjesë edhe në Baku Grand Slam për të vazhduar grumbullimin e pikëve olimpike.

Së bashku me xhudistët, atje janë edhe trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi.

Leave a Comment