Kënaqësi që ishim pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit, ku u takuam me të gjithë të interesuarit rreth aktiviteteve të Federatës.

Gjatë takimeve, njoftuam të interesuarit rreth garave të ardhshme të xhudistëve tanë, shpalosëm programin, ‘Kosova, shtet i xhudos” sidhe treguam më shumë rreth mbajtjes së Kampionatit Evropian të Xhudos, për herë të parë në Kosovë.

Ndërkaq, klubi i xhudos, ‘Sankaku”, me trajner Mustafë Veseli, mbajti një sesion demonstrimi për të gjithë të pranishmit.

Leave a Comment