Flaka Loxha (-57 kg) në raundin e parë e zuri në mbajtje (osae-komi) dhe mposhti me Ippon, garuesen nga Mauritiusi, Christianne Legentil. Në raundin e dytë Loxha u takua me brazilianen, Jesicca Lima, nga e cila humbi me Wazaari dhe përfundoj rrugëtimin e kësaj gare. Loxha nga ky Kampionat Botëror fitoj 240 pikë Olimpike.

Akil Gjakova (-73 kg) në raundin e parë mposhti me Wazaari dhe 3 dënime për Ippon, rumunin Adrian Sulca.
Gjakova në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon, koreanin Heoncheol Kang. Kampioni ynë Evropian 2021 u ndal në raundin e tretë, ai humbi me 2 Wazaari për Ippon nga italiani, Manuel Lombardo dhe nuk vazhdoj tutje. Akili fitoj 320 pikë Olimpike nga ky Kampionat Botëror.

Nora Gjakova (-57 kg) e 7-ta, ajo në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë ajo mposhti me Ippon, italianen Thauany David Capanni Dias. Kampionia Olimpike në raundin e tretë mposhti me Ippon, gjermanen Seija Ballhaus.
Gjakova në çerekfinale u ndal nga garuesja turke, Hasret Bozkurt, nga e cila humbi me Ippon. Pas asaj ndeshje Nora u kualifikua të ndeshej në repasazh, ajo në ndeshjen e parë të repasazhit humbi me Ippon kundër koreanes Mimi Huh. Nora fitoj 520 pikë Olimpike.

Leave a Comment