Tri medalje në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik për Kadet (U18).

Uvejs Nesimi (-50 kg) Kampion Ballkanik për grupmoshën (U18).

Nesimi fitoj 4 ndeshje në këtë Kampionat Ballkanik, mposhti garuesit nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Turqia dhe Mali i Zi.

Jon Veseli (-66 kg) Nënkampion Ballkanik (U18).

Veseli fitoi 4 ndeshje radhazi dhe humbi 1, atë të finales, ai mposhti garuesit nga Shqipëria, Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia kurse humbi nga garuesi i Rumanisë.

Sidorela Dodaj (-48 kg) medaliste e bronztë Ballkanike (U18).

Dodaj fitoi 3 ndeshje, ato kundër garueseve nga Moldavia, Rumania dhe Bosnja e Hercegovina dhe humbi 1 nga ajo e Turqisë.

Enise Zijade (-52 kg) e 5-ta, ajo fitoj 3 ndeshje kundër garueses nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina dhe humbi 2 ndeshje, ato nga garueset e Rumanisë dhe Turqisë.

Reis Deliu (-50 kg) i 5-ti, ai fitoi 2 ndeshje kundër garuesve nga Rumania e Greqia dhe humbi 2, ato nga garuesit e Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Andi Reshitaj (-60 kg) i 7️-ti, ai fitoi 2 ndeshje dhe humbi 2, mposhti garuesit nga Turqia dhe Bosnja e Hercegovina kurse humbi nga garuesit e Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Riana Muharremi (-52 kg) fitoi 1 ndeshje, atë nga garuesja e Malit të Zi dhe humbi 2, ato nga garueset e Rumanisë dhe Bullgarisë.

Riad Kasapi (-50 kg) u diskualifikua në ndeshjen e parë nga garuesi i Turqisë dhe nuk vazhdoj tutje.

Florian Gërguri (-60 kg) u eliminua në ndeshjen e parë nga garuesi i Greqisë dhe përfundoj garimin.

Blin Kuka (-90 kg) Kampion Ballkanik për grupmoshën (U18).

Tjetër medalje e artë në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik për Kadet (U18).

Kuka fitoj 4 ndeshje në këtë Kampionat Ballkanik, mposhti 3 garues nga Mali i zi dhe një nga Greqia.

Kuka kishte 19 garues në kategorinë e tij.

Ai zhvilloj ndeshje të shkëlqyeshme sot dhe dominoi në të gjitha ndeshjet.

Kosova 🇽🇰 në këtë Kampionat Ballkanik (U18) fitoj 2 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë.

Rreth 400 garues garuan nga shtetet Ballkanike në këtë Kampionat.

Leave a Comment