Muhamedin Veseli (-60 kg) i artë
Dëbora Gjakova (-63 kg) e argjendtë
Loris Sharapolli (-73 kg) i bronztë
Sara Osmani (-52 kg) e bronztë
Rrezarta Alimi (-63 kg) e bronztë

Muhamedin Veseli (-60 kg) fitoj 4 ndeshje radhazi me Ippon, kundër 4 garuesve, ai mposhti garuesin Alperen Ergun, Bunyamin Nasiroglu, Onur Tasçi dhe Firat Çekim, në këtë kategori ishte shorti “round robin”, ku garuesit ndeshen secili me secilin.

Dëbora Gjakova (-63 kg) në xhiron e parë ishte e lirë, në çerekfinale ishte rezultati baraz, me nga një Wazaari, në vazhdime ajo zuri në mbajtje dhe fitoj me Ippon, kundër turkes Ezgl Karademir. Në gjysëmfinale mposhti me Ippon, garuesen nga Bosnja e Hercegovina Dzejla Kozljak. Në finale Gjakova humbi me Ippon, nga garuesja e Turqisë Habibe Ayfonlu dhe u stolis me medalje të argjendtë.

Loris Sharapolli (-73 kg) në xhiron e parë ishte i lirë, në çerekfinale zuri në mbajtje për 20 sekonda dhe mposhti me Ippon garuesin nga Maqedonia, Andrej Simonoski.
Sharapolli në gjysëmfinale humbi me Ippon, nga turku Ejder Toktay. Për të bronztën ai ngulfati për Ippon, garuesin nga Mali i Zi Djordje Persic.

Sara Osmani (-52 kg) në xhiron e parë ishte e lirë, në çerekfinale mposhti me Wazaari, garuesen nga Bosnja e Hercegovina, Joana Djuric. Në gjysëmfinale humbi me Ippon, kundër garueses turke Nesibe Sena Coskun. Për të bronztën Osmani mposhti me Ippon, garuesen turke Yagmur Avci.

Rrezarta Alimi (-70 kg) në xhiron e parë ishte e lirë, në çerekfinale ajo humbi me Wazaari dhe Ippon, kundër garueses turke, Saniye Sen. Për të bronztën mposhti me Wazaari në vazhdime, turken Yagmur Naz Aydin.

Ruvejda Llonqari (+78 kg) humbi në ndeshjen e parë, në çerekfinale, me Wazaari dhe Ippon, kundër garueses nga Turqia, Nahide Saylag. Pas asaj ndeshje ajo u ndesh edhe ne repasazh ku humbi me Ippon, nga rumunja Ioana Cociorba dhe u rendit e 7-ta.

Leave a Comment