KAMPIONATI I KOSOVËS PËR SENIOR 2023

Sot në Qendrën Nacionale të xhudos në Pejë është mbajtur Kampionati i Kosovës për Senior.

Kampionati është organizuar nga Federata e xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Ippon” nga Peja.

Kampionati është zhvilluar për grupmoshën e Seniorëve.

Pjesmarrës kanë qenë këto klube:

1.Klubi i xhudos “Ippon” Pejë
2.Klubi i xhudos “Trepça” Mitrovicë
3.Klubi i xhudos ”Llapi” Podujevë
4.Klubi i xhudos “Polici” Prishtinë
5.Klubi i xhudos “Sankaku” Fushë Kosovë
6.Klubi i xhudos “Kastrioti” Ferizaj
7.Klubi i xhudos “Prishtina” Prishtinë
8.Klubi i xhudos “Gjilani” Gjilan

Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Shahin Behrami, Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.

Prezent në këtë Kampionat ishin edhe Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi, Trajneri më i mirë në botë Driton Kuka, Kryetari i FXHK-së Agron Kuka, Sekretari i FXHK-së Korab Morina të cilët i përcollën ndeshjet nga afër.

Kampionati kaloj mirë e me sukses, kishte ndeshje të forta dhe interesante, në një atmosferë sportive.

Klubi më i suksesshëm me 11 medalje të arta, 3 të argjendta dhe asnjë të bronztë u shpall Klubi i xhudos “Ippon” Pejë, me 2 medalje të arta, asnjë të argjendtë dhe asnjë të bronztë në vendin e dytë u radhit Klubi i xhudos “Sankaku” Fushë Kosovë, me asnjë medalje të artë, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta në vendin e tretë radhitet Klubi i xhudos “Polici” Prishtinë dhe me asnjë të artë, 2 të argjendta, dhe 4 të bronzta në vendin e tretë radhitet Klubi i xhudos “Trepca” Mitrovicë.

Vendet e para sipas kategorive:

Meshkujt

Kategoria -60 kg
1.Muhamedin Veseli “Sankaku” Fushë Kosovë

Kategoria -66 kg
1.Dion Sharapolli ”Ippon” Pejë

Kategoria -73 kg
1.Loris Sharapolli ”Ippon” Pejë

Kategoria -81 kg
1.Dardan Cena ”Ippon” Pejë

Kategoria -90 kg
1.Anes Veseli ”Sankaku” Fushë Kosovë

Kategoria -100kg
1.Rios Kuka ”Ippon” Pejë

Kategoria +100kg
1.Shpati Zekaj “Ippon” Pejë

Femrat

Kategoria -48 kg
1.Elita Gashi “Ippon” Pejë

Kategoria -52 kg
1.Erza Muminoviq “Ippon” Pejë

Kategoria -57 kg
1.Fatjona Kasapi “Ippon” Pejë

Kategoria -63 kg
1.Flaka Loxha “Ippon” Pejë

Kategoria -70 kg
1.Laura Fazliu “Ippon” Pejë

Kategoria -78 kg
1.Loriana Kuka “Ippon” Pejë

Leave a Comment