Në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, patëm kënaqësinë ta presim në vizitë kryeministrin Albin Kurti, ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, Zëvendësministren e MKRS-së, Daulina Osmani, Zëvendësministrin e MASHT-it, Taulant Kelmendi dhe deputetët Ardian Gola dhe Gramos Agusholli.

Kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, bashkë me xhudistët tanë, prezantoi arritjet e programit, “Kosova, shtet i xhudos” dhe projektet e ardhshme në kuadër të Federatës.

Leave a Comment