Laura Fazliu e bronztë në Grand Slam Tel Aviv për 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Fazliu në xhiron e parë mposhti me Ippon në vazhdime britanezen, Gemma Howell.

Në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon në vazhdime, hungarezen, Brigitta Varga.

Në çerekfinale garuesja jonë humbi me Ippon nga kanadezja, Catherine Beauchemin Pinard.

Pas asaj ndeshje ajo në repasazh mposhti me Wazaari në vazhdime Kampionen aktuale Olimpike dhe 5 herë Kampionen Botërore, francezen Clarisse Agbegnenou.

Për të bronztën Fazliu mposhti me Wazaari dhe Ippon vendasen, garuesen e Izraelit Gili Sharir.

Laura Fazliu fitoj 500 pikë Olimpike drejt Parisit 2024, ajo ishte e vetmja garuese nga Kosova që mori pjesë në këtë Grand Slam, bashkë me të ishte edhe trajnerja Majlinda Kelmendi.

Leave a Comment