Laura Fazliu (-63kg) e 7-ta, ajo në raundin e parë mposhti me Ippon, garuesen nga Republika e Afrikës Qendrore.

Fazliu në raundin e dytë mposhti me Ippon, kroaten Iva Oberan.

Garuesja jonë në raundin e tretë mposhti me dy Wazaari për Ippon, brazilianen Ketleyn Quadros.

Në çerekfinale ajo humbi me dy Wazaari për Ippon, nga sllovenja Andreja Leski.

Pas asaj ndeshje Laura u ndesh në repasazh, ku humbi me Ippon, nga hungarezja Szofi Ozbas dhe përfundoI rrugëtimin e saj në këtë Kampionat Botëror.

Leave a Comment