Loriana Kuka (-70 kg) është stolisur me medalje të bronztë në Grand Prix Dushanbe, Taxhikistan.

Kuka në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë mposhti me Wazaari, garuesen nga Irlanda Rachael Hawkes.

Loriana në çerekfinale humbi me 3 dënime për Ippon, nga britanezja Kelly Petersen-Pollard.

Ajo pas asaj humbje u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen nga Uzbekistani Shokhista Nazarova.

Për të bronztën Kuka fitoi pa ndeshje, pasiqë kundërshtarja e saj, britanezja Katie-Jemima Yeats-Browns nuk u paraqit në tatami.

Sot u ndesh edhe Akil Gjakova (-73 kg) i cili u radhit i 7-ti.

Gjakova në xhiron e parë ishte i lirë, në të dytën mposhti me Wazaari, rumunin Alexandru Raicu.

Në raundin e tretë mposhti me Wazaari, mongolezin Usukhjargal Altaibaatar.

Akili në çerekfinale humbi me Wazaari dhe Ippon, nga garuesi rus Makhmadbek Makhmadbekov.

Pas asaj ndeshje ai humbi edhe në repasazh me Wazaari dhe tri dënime për Ippon, kundër francezit Benjamin Axus.

Kosova në këtë Grand Prix mori pjesë vetëm me këta dy garues e bashkë me ta edhe trajneri Fatos Tabaku.

Leave a Comment