Xhudistët e Rinj morrën pjesë në Turneun Ndërkombëtar të Xhudos, “Albania Open 2023” në Tiranë.

Në Turneun Ndërkombëtar të Xhudos të mbajtur në Tiranë, morën pjesë 150 garues nga Shqipëria, Kosova, Bosnia dhe Hercegovina, Italia dhe Mali i Zi. Nga Kosova, pjesëmarrës ishin xhudistët e klubeve, “Sankaku”, Fushë Kosovë, “Polici”, Prishtinë, “Gjilani”, Gjilan dhe “Ippon”, Pejë.

Xhudistët tanë arritën suksesshëm të fitojnë medaljet e arta dhe ato të argjendta si mëposhtë:
Të arta:
Furkan Kelmendi -“Ippon”- Pejë
Shpat Zeka -“Ippon”- Pejë
Muhamedin Veseli -“Sankaku”- Fushë Kosovë
Florian Gerguri -“Polici”- Prishtinë
Sara Osmani -“Polici”- Prishtinë
Rrezarta Alimi -“Polici”- Prishtinë
Art Thaqi-“Polici”- Prishtinë
Të argjendta:
Dion Sharapolli – “Ippon”- Pejë
Donat Laka – “Ippon”- Pejë
Yll Maliqi – “Ippon- Pejë
Bleona Gerxhaliu -“Polici”- Prishtinë

Leave a Comment