Nora Gjakova, kampionja aktuale olimpike, është stolisur me medalje të artë në Grand Slam Baku, ajo fitoi pesë ndeshje radhazi, që të gjitha me Ippon, në finale mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani.

Nora ka fituar plot 1000 pikë olimpike me medaljen e artë të fituar.

Distria Krasniqi, kampionja aktuale olimpike, është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slam Baku, ajo fitoi tri ndeshje radhazi dhe humbi një, atë të finales, kundër japonezes Kisumi Omori.

Distria ka fituar 700 pikë olimpike me medaljen e argjendtë të fituar.

Leave a Comment