Po vazhdon me sukses demonstrimi dhe promovimi i sportit të xhudos nepër shkolla të Komunave të Kosovës.

Sot në shkollën model “Qamil Batalli” në Prishtinë u zhvillua demonstrimi dhe promovimi i sportit të xhudos në kuadër të programit “Kosova Shtet i Xhudos”.

Nën-programi “Xhudo në shkolla” është një nga komponentët kryesor të programit shtetëror “Kosova Shtet i Xhudos”.

Ky komponent do të shtrihet në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.

Me anë të këtij projekti do të zhvillojmë masovizimin dhe vazhdimin e sukseseve të sportit numër një në Kosovë.

Edhe sot ishte interesimi mjaft i madh i fëmijëve në këtë shkollë, atje demonstruan trajneri Kastriot Cena dhe xhudistët e klubit të xhudos “Polici” nga Prishtina.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kosova Judo Federation

#KosovaShtetiXhudos 🇽🇰🥋 #KosovaXhudo 🥇

Leave a Comment