Picture

Sot në një ceremoni solemne në  Prishtinë të organizuar nga Federata e xhudos së Kosovës, u paraqit dokumentari I shkurtër I xhudos “Rruga drejt së artës”,me regji dhe produksion të Ikone Company.
Ky dokumentar përfshiu një pjesë të shkurtër të rrugëtimit drejt suksesit gjatë këtyre katër viteve të fundit.

Federata e xhudos së Kosovës në këto vitet e fundit ka fituar titullin e kampionit evropian në të gjitha grupmoshat,kadet,junior,senior të rinj dhe së fundmi në vitin 2014 edhe medaljen e artë për të rritur në Francë nga Majlinda Kelmendi.
Medalje ka fituar edhe në kampionate botërore,medalja e parë është fituar në vitin 2009 në kategorinë e juniorëve kurse në vitin 2013 është shkruar historia për shtetin e Kosovës me medaljen e artë nga Kampionati Botëror në Brazil,e vetmja në mbarë botën shqiptare.

Gjatë këtyre viteve të fundit xhudo kosovare nga cdo garë është kthyer me medalje dhe suksese të reja,për normën olimpike ka luftuar vetëm Majlinda kurse tani I janë bashkangjitur edhe emra të tjerë,Nora Gjakova,Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi do të jenë kandidatë për tu kualifikuar për lojërat olimpike që do të mbahen në Brazil në vitin 2016.

Në këtë ceremoni solemne, Federata e xhudos së Kosovës pas një vendimi të marrë në muajin mars unanimisht nga bordi I saj shpalli ministrin e Kultures, rinisë dhe sportit z.Memli Krasniqin kryetar nderi të federates.

Selektori I xhudos së Kosovës, z.Driton Kuka e cilësoj ministrin Krasniqi si pjesë e rezultateve të ekipit,duke e falënderuar për bashkpunimin e tij dhe këmbngulësinë për rregullimin e infrastrukturës  ligjore me regulloret për sportin kulminant.

Kurse ministri Krasniqi tha se ky titull për të është nderimi më i madh që i është bërë.
Ai tha se që nga dita e parë ka pasur prioritet kryesor që ekipin e xhudos, si sportistët më të suksesshëm në Kosovë, ta mbështesë në vazhdimësi.


Leave a Comment