Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës zyrtarisht në emër të shtetit tonë është definuar që Majlinda Kelmendi, është e pesta e ranguar me 820 Pikë Olimpike, dhe tani më pritet në Kanada me 23 deri me 25 Maj, të definohet se si do ti mundësohet Olimpistes së parë Kosovare në historinë e re të sportit shtetëror të Kosovës, pjesëmarrja në Londra 2012.
Në Ranglisten Përfundimtare Olimpike radhitja e 8 të parave që do të jenë bartëse të grupeve është si vijon:
- 1.Yuka Nishida 2130 Pike Japoni
- 2.Bundma Munkhbaatar 1302 Pike Mongoli
- 3.Erika Miranda 926 Pike Brazil
- 4.Haddad Soraya Algjeri 862 Pike Algjeria
- 5.Majlinda Kelmendi 820 Pike Kosova
- 6.Natalia Kuzyutina Rusi 776 Pike Rusia
- 7.Gneto Priscilla France 767 Pike Franca
- 8.Ana Carrascosa Spanje 740 Pike Spanja
Éshtë arritur ajo që për shumë shtete është ëndërr, dihet që rreth gjysma e shteteve në Botë, asnjëherë nuk marrin pjesë ne Lojëra Olimpike me normë direkte, sic është arritur nga xhudistja e reprezentacionit Kosovarë .
Prej datës 6 Maj, fillon faza finale e përgatitjeve për Lojëra Olimpike , e cila do te zgjas deri ne diten kur sportistja jone do paraqitet ne Londe,r diten e diel me 29 Korrik 2012 ne Arenen Excel te Londres.
Faza pergatitore do jete rreth dy muaj e gjysme dhe ne te do perfshihen nje mozaik i tere i pergatitjeve ne Kosove
dhe jashte vendit.
Me 06 Maj Majlinda me trajnerin e saj dhe nje sparing partner te saj do udhetoj ne Slloveni dhe Austri per 2 jave ku do kete pergatitje Bazike ne Lartesi mbidetare mbi 1500 Metra ku do kete edhe disa testime per ngritje te performances si dhe Teste fizike dhe per Nutricionizem.
Pas kesaj faze do vazhdohet ne Peje deri ne gjysmen e pare te Qershorit e qe pastaj do udhetohet ne nje vend te forte sa i perket sparing partnereve.
Vijat e trasha per nje pergatitje me nivel tani me jane vendosur kurse detalet jane ende ne perpunim e siper nga trajneri Driton Kuka, dhe ekipi i Olimpistes tone.
Perkrahja institucionale per pergatitje te Olimpistes tone eshte ne nivel te larte dhe kjo fale Ministrit Krasniqi dhe
ekipit te tij.