Projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, dëshmia e radhës e përkushtimit për sportin dhe e zbatimit të suksesshëm të programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”.

Me miratimin e vendimit për shpronësim, po nisim një fazë të re, fillojmë ndërtimin e qendrës së parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë.

Qendra e re multifunksionale do të ofrojë mjedisin e duhur me standarde evropiane për trajnimet e xhudistëve dhe për organizim të garave ndërkombëtare siç janë ato të Lojërave Mesdhetare. Do të jetë një destinacion i veçantë që zhvillon turizmin sportiv ndërsa për ekonominë vendore, do të sjellë ndikim pozitiv duke krijuar mundësi të reja të punësimit e investimeve.

1 Comment

  • Congratulations! Urime!

    Is the current location in Peje open to tourists now? My wife and I will be visiting her family this December 2023. I would like to take my family to visit.

    Thank you.

    Respectfully,

    Mario Franco

Leave a Comment