Në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, organizojmë ngjarje speciale me kampionen olimpike Majlinda Kelmendi, si pjesë e demonstrimit të xhudos për të gjithë nxënësit e qytetit të Mitrovicës.

Bashkë me trajnerët dhe xhudistët e klubit të xhudos, “Trepça”, Majlinda Kelmendi do të prezantojë disiplinën e xhudos dhe do të takohet me të gjithë të rinjt për të festuar kulturën dhe arritjet e xhudos në Kosovë.

Ju presim me:
7 qershor 2023
14:00
Salla e sporteve, “Minatori”, Mitrovicë

Programi shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, ka për qëllim të zhvillojë masovizimin dhe integrimin e disiplinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës

Leave a Comment