Në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë sot është mbajtur turneu ndërkombëtar i xhudos “Judo for Peace”, ku morën pjesë garues nga klubet e Kosovës, ekipi nga Shqipëria dhe ai nga Mali i Zi.

Në këtë turne ishte prezent Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës Agron Kuka i cili e hapi garën. Prezent ishte edhe Selektori e Trajneri ynë Driton Kuka, Sekretari i përgjithshëm Korab Morina, kontribues e veteranë të xhudos kosovare, ku e ndiqen garën nga afër.

Ky turne është organizuar nga Federata e Xhudos e Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Ippon” nga Peja.

Sot u zhvilluan ndeshje të bukura e atraktive në një atmosferë të bukur sportive.

Turneu është zhvilluar për grupmoshat: Kadetë dhe Senior.

Pjesmarrës kanë qenë klubet: KXh “Ippon”, KXh “Trepça”, KXh ”Llapi”, KXh “Polici”, KXh “Sankaku”, KXh “Peja”, KXh “Kastrioti”, KXh “Gjilani”, KXh “Prishtina”, si dhe ekipi nga Shqipëria dhe Mali i zi.

Drejtësinë në këtë garë e ndanë këta gjyqtarë: Shahin Behrami, Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.

Klubi më i suksesshëm për meshkuj dhe femra me 15 medalje të arta, 4 të argjendta dhe 2 të bronzta u shpall KXh “Ippon” Pejë, me 4 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe asnjë të bronztë. Në vendin e dytë u radhit KXh “Sankaku” Fushë Kosovë, me 2 medalje të arta, 4 të argjendta, dhe asnjë të bronztë. Në vendin e tretë radhitet Mali i Zi dhe me 2 medalje të arta, 3 të argjendta e 2 të bronzta. Në vendin e tretë radhitet KXh “Kastrioti” Ferizaj.

Falenderojmë Komuna Pejë dhe Drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport znj.Xhenet Syka, Stafin e Palestrës “Karagaçi” në Pejë, Fizioterapeutin z.Fatlind Maraj, mediat prezente dhe të gjithë ata që kontribuan në organizimin e këtij turneu ndërkombëtar.

Falenderojmë sponzorët e Federatës dhe Ekipit Olimpik:
NLB Banka sh.a. Prishtinë
Gorenje Department Store
Qumështorja DRENA
Auto Sherreti
AFK – Agjencioni për Financim në Kosovë
Green Hill Italia

Falenderojmë edhe sponzorët që na ndihmuan në organizimin e këtij turneu:
#KomunaPejë
#TecolLLC
#HidrodriniPejë
#Metron
#ElektroKalludra
#TopReklama

Fituesit e medaljeve të arta sipas grupmoshave dhe kategorive:

Kadetë (U18):
Meshkujt
Kategoria -50 kg
1.Furkan Kelmendi “Ippon” Pejë
Kategoria -55 kg
1.Donat Laka “Ippon” Pejë
Kategoria -60 kg
1.Fahredin Uka “Trepça” Mitrovicë
Kategoria -66 kg
1.Nikola Delic Mali i zi
Kategoria -73 kg
1.Andrej Kuzman Mali i zi
Kategoria -81 kg
1.Ermir Bytyqi “Kastrioti” Ferizaj
Kategoria +90 kg
1.Alion Agolli Shqipëri
Kategoria -44 kg
1.Bleona Gashi “Sankaku” Fushë Kosovë
Kategoria -48 kg
1.Besijana Gashi “Sankaku” Fushë Kosovë
Kategoria -52 kg
1.Elita Gashi “Ippon” Pejë
Kategoria -57 kg
1.Erlule Musaj “Ippon” Pejë
Kategoria -63 kg
1.Fiona Kuka “Ippon” Pejë
Kategoria -70 kg
1.Nora Begu “Trepca” Mitrovicë
Kategoria +70 kg
1.Jetesa Baliu “Kastrioti” Ferizaj

Senior:
Meshkujt
Kategoria -60 kg
1.Muhamedin Veseli “Sankaku” Fushë Kosovë
Kategoria -66 kg
1.Dion Sharapolli ”Ippon” Pejë
Kategoria -73 kg
1.Loris Sharapolli “Ippon” Pejë
Kategoria -81 kg
1.Dardan Cena “Ippon” Pejë
Kategoria -90 kg
1.Anes Veseli “Sankaku” Fushë Kosovë
Kategoria -100 kg
1.Rios Kuka ”Ippon” Pejë
Kategoria +100 kg
1.Shpati Zekaj ”Ippon” Pejë

Femrat
Kategoria -52 kg
1.Erza Muminoviqi “Ippon” Pejë
Kategoria -57 kg
1.Fatjona Kasapi ”Ippon” Pejë
Kategoria -63 kg
1.Flaka Loxha ”Ippon” Pejë
Kategoria -70 kg
1.Laura Fazliu “Ippon” Pejë
Kategoria -78 kg
1.Loriana Kuka ”Ippon” Pejë

Leave a Comment