Sot u nënshkrua Memorandumi mes Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, Ministrisë së mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Federatës së xhudos së Kosovës.

Nga sot e tutje xhudistët Elitar do të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të rinjtë e të rejat me vlera të larta do të jenë pjesë e Ushtrisë së vendit tonë.

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport z.Hajrulla Çeku, Ministri i mbrojtjes z.Armend Mehaj dhe Kryetari i FXHK-së z.Agron Kuka solemnisht nënshkruan Memorandumin për inkorporimin e sportistëve të sportit të xhudos në Ushtrinë e vendit tonë.

Sporti me tri 🥇🥇🥇 medalje të arta Olimpike po përkrahet dita ditës e më seriozisht.

Projekti “Kosova Shtet i Xhudos” po implementohet me sukses dhe hapa të sigurt.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës

Kosova Judo Federation

Leave a Comment