Programi “Kosova, Shtet i Xhudos” ka për qëllim promovimin dhe shtrirjen e sportit të xhudos në Kosovë si mjet për ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe promovimin e vendit ndërkombëtarisht. Programi njeh ndikimin pozitiv të arteve marciale, veçanërisht të xhudos, tek individët dhe shoqëria në tërësi. Qasja gjithëpërfshirëse e programit fokusohet në gjashtë drejtime veprimi: infrastruktura fizike, kapacitetet trajnuese, masivizimi i sportit të xhudos, skema mbështetëse për trajnerët dhe sportistët elitarë, ngjarjet sportive ndërkombëtare dhe diplomacia publike.

Demonstrimet e xhudos në shkolla si pjesë e komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”

Në periudhën 9 mujore (tetor 2022 – qershor 2023), programi ka pasur arritje të rëndësishme në secilin nga gjashtë komponentët e tij. Andaj, është hartuar edhe raporti i progresit i këtyre arritjeve të rëndësishme që tanimë është zyrtarisht publik.

Nënshkrimi i marrëveshjes për mbajtjen e Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos për herë të parë në Kosovë

Për ta lexuar raportin e plotë 9 mujor të programit, “Kosova, shtet i xhudos”, klikoni mëposhtë.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?
Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko

.

Leave a Comment